Qytetet që do të bëhen shumë të pasura brenda 10 vjetësh
Harrojeni Nju Jorkun, Hong Kongun dhe Londrën. Këtu janë shtatë qytete të cilat janë duke synuar për t’u pozicionuar si më të pasurat në botë.
Fun
Këto do të jenë në 10-shën e toplistës deri në vitin 2025, kjo sipas hulumtuesve të McKinsey, transmeton lajmi.net.
Doha, në Katar
Doha e Katarit është parashikuar të jetë një nga yjet në rritje, në termat e GDP-së për frymë. Ky vend është gati në mesin e vendeve më të pasura në botë dhe, investimet e mëdha drejt Kupës së Botës në Futboll në 2022 do t’i japin asaj një nxitje shtesë.
Bergen, Norvegji
Bergen është vendi i dytë më i populluar në Norvegji
Ajo është tashmë në krye të ekonomisë së vendit, por studiuesit e McKinsey-së parashikojnë se ajo do të rritet për t’u bërë një nga qytetet më të pasura në nivel global. Ajo shërben si qendër për industrinë e energjisë së Norvegjisë, anijeve dhe hulumtimeve detare.
Trondheim, Norvegji
Një tjetër qytet i Noervgjisë në listë. Trondheim është vendlindja e teknologjisë së telefonave. Është vendi ku u shpik standardi GSM në vitin 1980. Që atëherë, skena lokale e teknologjisë ka lulëzuar, dhe tani mburret me mbi 550 bizneseve dhe me më shumë se 10.000 të punësuarve.
Hwaseong, Koreja Jugore
Hwaseong, edhe pse nuk njihet gjerësisht jashtë Koresë së Jugut, është një qytet që lulëzon në jug të Seulit. Kjo është shtëpia e objekteve globale kërkimore të Hyundai (HYMTF) dhe Samsungut (SSNLF), si dhe vendi për shitje të mëdha të Kia dhe LG Electronics.
Qyteti është duke investuar shumë në pasuri të patundshme të reja banesore, në rrethin Songtan.
Asan, Koreja e Jugut
Ashtu sikurse fqinji i saj Hëaseong, Asan është shtëpia e disa komplekseve të mëdha industriale.
Ajo përfiton edhe nga të qenit pranë portit të Pyeongtaek, që është porti më i afërt në lindje të Kinës dhe një qendër globale e anijeve.
Rhine Ruhr, Gjermani
Rhine-Ruhr është njëri nga zonat më të suksesshme urbane në Gjermani. Shumë fabrika të mëdha të industrisë gjermane dhe financave gjenden në rajon, duke përfshirë edhe 12 kompani të Fortune 500.
Macau, Kinë
Macau është një shembull se sa shpejtë gjërat mund të ndryshojnë. Duke tentuar që të bëhet një nga dhjetë vendet më të pasura në botë, Macau përjetoi një humbje të madhe në fund të vitit të kaluar.
Rritja pritet të kthehet vitin e ardhshëm, por ekspertët thonë Macau duhet të gjejë burime të tjera të të ardhurave për të rimarrë vrullin e saj./lajmi.net