Shumë shpejtë një film për Whitney Houston
Houston ka mbi 200 milionë kopje të albumeve të shitura në mbarë botën, dhe arritjet e saj në botën muzikore nuk mund të llogariten as me shifra. Houston konsiderohet si zëri më i mirë në 50-të vitet e fundit.
ShowBiz
Regjisori britanik Kevin MacDonald do të jetë ai që do të marrë përsipër realizimin e dokumentarit mbi jetën e legjendës Whitney Houston. Produksionit i është dhënë edhe bekimi nga vetë familjarët e Houston, për të treguar në film jetën e këngëtares.
Karriera e Houston ishte dramatike dhe kësisoj meriton të paraqitet në film. Projekti do të prezantohet në Marketin që do të mbahet gjatë Festivalit të Kanës, për të shikuar mundësitë e financimit.
MacDonald ka fituar Oscarin në vitin 2001 për filmin “One Day in September”.
Houston ka mbi 200 milionë kopje të albumeve të shitura në mbarë botën, dhe arritjet e saj në botën muzikore nuk mund të llogariten as me shifra. Houston konsiderohet si zëri më i mirë në 50-të vitet e fundit. Ajo u gjet e vdekur në vitin 2012-të në hotelin ku po qëndronte në Beverly Hills./kultplus