Filmi “Babai” në Los Angeles
Filmi me regji të Visar Morinës, ku luajnë aktorët Val Maloku, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Alban Ukaj, Enver Petrovci, do të jap premierën në festivalin e filmit 'South East European' që mbahet në Los Angeles.
ShowBiz
Filmi “Babai” mori disa çmime në festivale të ndryshme ndërkombëtare, në Linz të Austris, Munchen, dhe Karlovy Vary.
Filmi me regji të Visar Morinës është vendosur në vitet e 90-ta, ku populli i Kosovës është përballur me vështirësi të mëdha, duke emigruar në shtetet e Evropës.
Festivali ‘South East European Film Festival Los Angeles 2016’, që do të nis sonte do të përfundojë më 5 maj. /lajmi.net