Edhe nesër në Prishtinë festoni duke lexuar, madje në hapësirë publike
Dita botërore e librit shënohet më 23 prill, e në Prishtinë tashmë është hapur Panairi lokal i librit.
ShowBiz
Por, ARTPOLIS nuk do ndalet me kaq, e që edhe këtë vit do të jetë organizatore e shënimit të Ditës Botërore të Librit në Prishtinë, raporton lajmi.net
Dita botërore e librit është një Festë! Është festë e autorëve, ilustruesve, librave dhe (më e rëndësishmja) është Festa e leximit. Në fakt është festa më e madhe e llojit të vet e krijuar nga UNESCO si një festë globale e librave dhe leximit që shënohet në mbi 100 vende të Botës.
Qëllimi i Ditës Botërore të Librit është promovimi i një dite të tillë si një mjet për festimin dhe edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi nëpërmjet artit dhe promovimit te leximit përgjatë dy ditëve – 22 dhe 23 Prill.
Dita Botërore e Librit mbështet nga: Bashkimi Evropian në Kosovë, Culture for All, Departamentet lokale për Shërbime Publike, Arsim dhe Kulturë në Komunën e Prishtinës si dhe Universiteti i Prishtinës.
Aktivitete të ndryshme do të zhvillohen për nder të Ditës Botërore të Librit si: Lexime të hapura në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajazitit; Natën e poezisë dhe leximit me artistë, aktivistë të shoqërisë civile e personalitete të ndryshme publike të përcjellun me muzikë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës; Punëtori leximi me fëmijët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Fushë Kosovë e poashtu Lexim për fëmijë nga shkrimtarë përgjatë panairit të librit.
Libraritë dhe shtëpitë botuese do të ofrojnë zbritje për shitjen e librave, raporton lajmi.net
Gjatë panairit, biblioteka komunale Hivzi Sylejmani do të bëjë regjistrimin e të rinjve pa pagesë.
Për herë të parë, Panairi lokal i librit në Prishtinë do të organizohet për dy ditë, për të nxitur shitjen dhe leximin e librave. Libraritë dhe shtëpitë botuese që do të marrin pjesë në panairin e librit janë: Artini, Albas, Këndi Amerikan, Aleanca Franceze në Prishtinë, Buzuku, Damo, Dit e Nat’, Dukagjini, Faik Konica, Pema, Soma Book Station, Ura, Titanik duke përfshirë shitës ambulant nga Prishtina: Florim Beqiri, Muharrem Krasniqi, Mustafa Raqi, Selatin Beqiri, Jeton Mexhuani.
Sheshi do të përdoret si një hapësirë për lexim publik ku qytetarët/anëtarët e komunitetit nuk janë vetëm duke kaluar përgjatë sheshit por gjithashtu kanë mundësi të ulen dhe të zgjedhin një libër prej rafteve me libra nga biblioteka “Hivzi Sylejmani” ose libra elektronikë nga Këndi Amerikan.
Ndërsa në orën 20:00 deri 22:00 – POEZIA ËSHTË MUZIKË – NATA E POEZISË DHE MUZIKËS në Modelarium, Fakulteti i Arkitekturës.
Një ngjarje e veçantë për të festuar poezinë dhe diversitetin me interpretime unike nga artistët dhe aktivistët: Aulone Kadriu, Bajram Kafu Kinolli, Dardana Mehmeti, Melihate Qena, Safete Rugova, Shpetim Selmani, Shukrije Gashi, Visar Arifaj me një muzikë të veçantë nga Oda Haliti./ Lajmi.net