Festivali i Librit vjen në Prishtinë, dërgo një libër të vjetër merr një të ri
“Një fëmijë, një mësues, një LIBËR dhe një laps – mund të ndryshojnë botën.” – Malala Yousafzai.
ShowBiz
Nga ora 11:00 deri në orën 18:00, 23 prill që është dita botërore e librit dhe së drejtës së autorit, në Sheshin “Nënë Tereza”, konkretisht pranë Ministrisë së Kulturës, në kuadër të Festivalit të Librit do të organizohen instalacione dhe aktivitete të shumta, siç janë:
1) Sjell një libër – merr një tjetër (300 libra të rinjë në dispozicion për qytetarët); ) Sjellni një libër që e keni lexuar dhe të merrni një tjetër që nuk e keni lexuar
2) Takime dhe diskutime me shkrimtarë dhe personalitete të tjera të njohura;
3) Ekspozitë e hapur (aty për aty) për librat dhe edukimin përgjithësisht;
4) Drama; Poezi; Recitale; Ese, etj;
5) Muzikë instrumental nga nxënësit e shkollës “Prenk Jakova”;
6) Punëtori për fëmijë me Rreze Abdullahun;
7) Muzikë me kitarë nga këngëtarja Nita Latifi;
8) Vënia e thënieve të preferuara nga ana e qytetarëve në “Pemët e Diturisë”;
9) Shpallja e lexuesve të vitit “Bibliobibuli 2015/16” në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”;
10) Skulpturë të punuar nga Rrezelinda Begaj; si dhe,
11) Aktivitete të shumta simbolike;
Musafirë special: Jusuf Buxhovi, Drenusha Zajmi Hoxha, Albatros Rexhaj, Rreze Abdullahu, Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Besim Dina, Lum Veseli, Andi Bajgora dhe të tjerë.
Organizata joqeveritare ETEA me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit nga Komuna e Prishtinës – me qëllim falënderimi ndaj mirësisë që sjellin librat – me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit – organizon FESTIVALIN E LIBRIT ’16, raporton lajmi.net
Nëpërmjet artit dhe kulturës Festivali ka për qëllim themelor edukimin publik, konkretisht ndërgjegjësimin e qytetarisë rreth rëndësisë së – edukimit, arsimimit, librave dhe leximit të tyre – duke i shndërruar këto çështje në diskutim publik.
Partnerë të Festivalit: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës; Instituti Albanologjik; Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”; SOS Fshatrat; Biblioteka “Hivzi Sulejmani”; Kursi “LexoShpejt”; American Corner; Libri Shkollor;
Shkollat Fillore dhe të Mesme nga Prishtina, siç janë: “Sami Frashëri”; “Xhevdet Doda”; “Eqrem Çabej”; “Prenk Jakova”; “Faik Konica”; “Model”; “Meto Bajraktari”; “Ismail Qemali”; “Zenel Hajdini”; “Gjergj Fishta”; “Emin Duraku”; “Nazim Gafurri”; “Dardania”; “Elena Gjika”; “Hasan Prishtina”; “Naim Frasheri”; “Xhemail Mustafa”; “Iliria”; “Pjetër Bogdani”; etj.
Ndryshe, 23 prilli është një datë simbolike për letërsinë botërore, pasi në këtë datë, në vitin 1616, vdiqën Servantesi (Cervantes), Shekspiri (Shakespeare) dhe Inka Garsilaso (Inca Garcilaso) de la Vega. Kjo është gjithashtu data e lindjes apo të vdekjes së autorëve të tjerë të shquar të tilla si Moris Dryon (Maurice Druon), Haldor K. Laksnes (Laxness), Vladimir Nabokov, Xhosep (Josep) Pla dhe Manuel Mehia Valjeho (Mejia Vallejo).
Kjo ishte një zgjedhje e natyrshme për Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, të mbajtur në Paris në vitin 1995, që në këtë datë të nderohen libra dhe autorë, duke inkurajuar të gjithë, dhe në veçanti të rinjtë, që të gjejnë kënaqësinë në lexim dhe të respektojnë për kontributet e paçmueshme ata që kanë çuar më tej progresin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit.
Prandaj UNESCO-ja caktoi ditën botërore të librit dhe së drejtës së autorit dhe krijoi çmimin e UNESKO-s për propagandën e idealeve të tolerancës në letërsinë për fëmijë dhe të rinj (UNESCO Prize for Children’s and Young People’s Literature in the Service of Tolerance)./ Lajmi.net