Kosovari, fitues në mesin e 230,103 pjesëmarrësve në ‘Sony world photography awards’
Nga 186 vende pjesëmarrës për konkursin më të madh në botë të fotografisë, u përzgjodhën edhe fituesit në këtë fushë profesionale, ndër ta triumfoi edhe fotografi kosovar, Jetmir Idrizi.
ShowBiz
Ai mori çmimin e parë në kategorinë “Campaign” në “Sony World Photography Awards”.
Fotografi kosovar hyri në listën e fituesve me projektin e tij që e ka quajtur ‘Tranbrasil’, me idenë për të trajtuar identitetet gjinore nga perspektiva e fotografisë dokumentuese.
Ai shkoi në Brazil, për të dokumentuar komunitetit ‘transgjinor’, dhe fotografia e tij u vlerësua shumë nga juria, kështu edhe u kategorizua fitues në këtë konkurs. /lajmi.net
Kosova, Jetmir Idrizi
