Arrestohet në Serbi gazetari nga Maqedonia
Autoritetet serbe kanë arrestuar gazetarin maqedonas Zoran Bozhinovski.

Lajme
Bozhinovski gjatë ditës pritet të dal para gjykatësit hetues në Novi Sad, çka do të pasojë procesi për ekstradimin e tij në Maqedoni.
Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni.
“Ministria e Drejtësisë ka pranuar shkresë nga ministria e Drejtësisë së Republikës së Serbisë në të cilën informohet së është bërë arrestimi i shtetasit të RM-së me inicialet Z.B. Ministria e drejtësisë konform marrëveshjes për ekstradim më Serbinë do të përgatisë lëndën dhe të njëjtën do ta procedojë që të mund të bëhet ekstradimi i personit në fjalë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Autoritet maqedonase kanë shpallur flet arrest ndaj Bozhinovskit i cili është njëri nga të dyshuarit në rastin “Spiun”./Alsat-M/