“Kam lindur pa mitër dhe pa vaginë”, historia e një 27 vjeçare (Foto)

Joanna Giannouli një 27 vjeçare nga Athina, nuk ka mitër, qafën e mitrës dhe as pjesën e sipërme të vaginës, ky që është një sindromë shumë i rrallë tek femrat i quajtur ‘Rokitansky’.

Fun

19/04/2016 12:01

Prindërit e saj ishin shumë të mërzitur me këtë fakt, nëna e vajzës deri në vitet e fundit e kishte fajësuar vazhdimisht vetën, ndërkaq i dashuri i saj kur e kuptoi këtë të vërtetë u nda menjëherë nga ajo, transmeton lajmi.net.

Kur ajo ishte 14 vjeçare, nëna e saj kërkoi ndihmë nga një doktor pasi ajo ende nuk kishte ciklin menstrual, dhe kjo i bënte të dyshonte.

Në atë kohë ata nuk e kishin vrenjtur këtë gjë, për arsye se ajo ishte e re dhe doktorët nuk i futën duart në pjesët e saj intime, megjithatë në moshën 16 vjeçare ajo u dërgua përsëri për kontroll.

Atëherë ajo dhe familja e saj e kuptuan që ajo nuk ka një hapësirë funksionale në vaginën e saj, dhe i kishin premtuar që me operacion do t’i bënin një të tillë, që ajo të arrijë të ketë marrëdhënie seksuale.

Edhe pas operimit dhe ushtrimeve vaginale për një periudhë të gjatë, doktorët e lajmëruan që ajo nuk do të ketë asnjëherë periodat (ciklin menstrual), dhe nuk do të arrijë asnjëherë të bëjë marrëdhënie seksuale, për më tepër ajo nuk ka as epsh për seks.

Ajo ka thënë se fizikisht tani ndihet shumë mirë, por emocionalisht nuk ndihet kurrë mirë.

“Kam pasur partnerë të cilët kanë abuzuar emocionalisht me mua në lidhje me gjendjen time. Unë nuk mund të kem një marrëdhënie të qëndrueshme as deri një vit, vetëm për këtë arsye”, ka thënë ajo.

E vërteta është se jeta e saj do të jetë gjithmonë e vështirë, ajo ka thënë se ky fakt i ka vjedhur lumturinë, mundësinë për të krijuar familje dhe një jetë të lumtur, e gjithashtu i ka sjellë probleme nga më të ndryshmet në jetën e saj./lajmi.net

Joanna Giannouli