Deçan: Polici vret një person

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vrasje në Deçan. Klan Kosova mëson se vrasja ka ndodhur afër qendrës së qytetit dhe sipas informacioneve të para është i përfshirë një polic.

Lajme

18/04/2016 09:24

(I plotësuar) Lajmin e ka konfirmuar edhe Togeri Teki Syla, i cili në pika të shkurtra  ka pohuar se ka ndodhur një vrasje në mëngjesin  e sotëm në Deçan dhe i përfshirë është edhe një polic i Kosovës.

Syla ka shtuar se njësitë e policisë, hetuesisë, inspektoratit policor dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe shumë shpejt do dalin detajet e tjera për vrasjen.

_________________________________

Sipas informacioneve të para nga qytetarët dëshmitarë thuhet se vrasja ka qenë në vetëmbrojtje, njofton Klan Kosova.