Nxirret Kutia e Zezë nga helikopteri i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës
Ekspertët e kërkimit amerikanë dhe shqiptarë ditën e sotme kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të kutisë së zezë të helikopterit të Forcave Ajrore EC 145, që ra në ujërat e liqenit të Shkodrës pak ditë më parë.
