Mijëra serbë në marshim kundër NATO-së, parulla pro Putinit (Video)
Mijëra serbë kanë marshuar përgjatë kryeqytetit të Serbisë për të shprehur zemërimin ndaj marrëveshjes që Serbia e ka nënshkruar me NATO-në në shkurt të këtij viti, marrëveshje e cila trupave të NATO-së i garanton imunitet diplomatik dhe liri të lëvizjes përgjatë tërë Serbisë.
Lajme
Trupat e NATO-së kanë shprehur gatishmërinë për të siguruar paqe dhe stabiliteti në rajon, transmeton lajmi.net.
Protestuesit pro-rus mbanin flamuj të Rusisë dhe Serbisë, e gjithashtu edhe parulla të presidentit rus, Vladimir Putin, duke bërtitur slogane kundër Serbisë që po bashkëpunon me Perëndimin.
Sa i përket numrit të pjesëmarrësve në protestë, autoritetet kanë thënë se kanë qenë rreth 6,000 protestues, përderisa Zavetnici ka deklaruar se kanë qenë mbi 20,000 të tillë. /lajmi.net
