Të shtëna me armë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë në Shijak.

Lajme

15/03/2016 19:19

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në lagjen “Laguna”, ndërsa është plagosur shtetasi Sh.Lima, i cili mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë shëndetësore në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit të plagosjes.