Veseli takohet me Steinmeier
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Gjermani është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Falter Steinmeier.
Lajme
Veseli ka bërë të ditur në facebook, se me Steinmeier është takuar gjatë ditës së dytë të Konferencës kushtuar antisemitizmit.
“Gjatë ditës së dytë të Konferencës, kushtuar antisemitizmit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, takova ministrin Frank Falter Steinmeier, i cili edhe personalisht ka qenë vazhdimisht i angazhuar në përkrahjen e shtetit të Kosovës në planin ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli në facebook. /lajmi.net