Kampioni i lojës “GO” mposhtë kompjuterin e Google
Kampioni botëror i lojës Go, ka rifituar sot reputacionin e tij, me fitoren e parë ndaj programit të zgjuarsisë artificiale të Google, pas tre humbjesh radhazi.
Auto & Tek
Mjeshtri i madh koreano-jugor Lee Sedol e mundi programin AlphaGo sot në Seul në lojën e katërt, në serinë e pesë më të mirave të lojës së vjetër kineze.
Programi kompjuterik mori çmimin 1 milionë dollarësh pasi Lee humbi lojën e tretë dje.
33 vjeçari Lee që ka fituar 18 tituj ndërkombëtar për lojën “Go”, u përshëndet me duartrokitje të forta kur arriti në konferencën e shtypit pas fitores. Ishte një ndryshim atmosfere në krahasim me një ditë më parë kur ai kërkoi falje “për prezantimin e tij të dobët” dhe e pranoi se e kishte “nënvleftësuar” aftësinë e programit kompjuterik./kp