Është fejuar Ciara
Ciara dhe Russell Wilson janë zyrtarisht të fejuar!

ShowBiz
27 vjeçari qendërmbrojtësi i Seattle Seahaëks njoftoi për lajmin emocionues në llogarinë e tij në Twitter me një video, duke treguar unazën e fejesës në gishtin e Ciara-s.
“Ajo tha po!! Që në ditën e parë e dija që ishte ti. Nuk ka ndjenjë më të madhe…Dashuri e vërtetë”, tha Russell bashkë me videon.
“Unë jam e fejuar. Zoti është kaq i mirë”, ka thënë këngëtarja.
Kjo do të jetë martesa e parë për Ciara, e cila ishte e fejuar më parë me reperin Future, babai i djalit të saj Future Jr, ndërsa martesa e dytë për Russell, i cili ishte i martuar më parë me të dashurën e tij të shkollës së mesme Ashton Meem./ Klan Kosova.