iPhone i ri më i hollë se 6S

iPhone i ri SE me ekran 4-inç pritet të prezantohet këtë muaj së bashku me iPad Pro, derisa janë publikuar disa specifika të iPhone 7.

Auto & Tek

01/03/2016 23:06

Sipas Mac Otakara, iPhone 7 do të jetë shumë më i hollë sesa telefoni i tanishëm iPhone 6S.

Pajisja e Apple-it do të ketë një kamerë të rrafshët dhe port të hollë. Ashtu siç është raportuar edhe më parë, kompania amerikane ka hequr portin 3.5mm të kufjeve.

iPhone 6S është i hollë vetëm 7.1 milimetra ndërsa iPhone 7 do të jetë më i hollë për 1mm, transmeton Koha.net.

iPhonët e rinj pritet të lansohen me sistemin e ri operativ iOS 10 dhe me procesorin e ri Apple A10.

iPhone 7 pritet të lansohet gjatë muajit shtator.