Nëse iPhone 7 do të dukej kështu, Apple do ta ndal prodhimin e smartfonëve (Foto/Video)

Apple pritet të zbulojë një dizajn dramatik kur të fillojë prodhimin e Iphone 7. Por në qoftë se Iphone 7 do të duket sikur në video, atëherë pak do të kemi mundësi ta blejmë një të tillë.

Auto & Tek

29/02/2016 15:12

Apple ka vendosur ta zbulojë smartfonin e saj të ardhshëm së bashku me një model të ri të Apple Rights Watch, transmeton lajmi.net.

Pritet që Iphone 7 të jetë i qëndrueshëm ndaj ujit dhe të mos ketë butonin ‘Home’.

Më shumë se 1.4 milionë njerëz kanë shikuar pamjet e çuditshme të konceptit të ri të Iphonit 7 që është dizajnuar nga Sonitdac.

Për fat të keq sipas ekipit të Sonitdac, jo të gjithë prej 1.4 milionë shikuesve janë ndarë të kënaqur me modelin e ri që ka dalë  në YouTube.

Megjithatë Apple pritet të lëshojë një version të ri të iPhone para se të fillojë prodhimin e iPhone 7./Lajmi.net

YouTube player