Theren tre persona në protestën e grupit racist KKK (FOTO)
Të paktën tre persona janë therur me thikë në një protestë të grupit racist Ku Klux Klan dhe protestuesve që kundërshtonin këtë protestë në Anheim, të Kalifornisë, njofton policia amerikane, transmeton lajmi.net.
Bota
Kjo protestë është shoqëruar me dhunë. 13 njerëz, anëtarë të KKK dhe protestuesve rivalë janë arrestuar.
Njëri nga tre të plagosurit raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton lajmi.net.
Përleshja ka ndodhur pasi anëtarë të KKK kanë arritur në një park për të mbajtur një protestë por aty erdhën edhe kundërshtarë të këtij grupi racist, të cilët ishin nga grupe për të drejta të njeriut dhe aktivistë./lajmi.net