Pozita vazhdon mbledhjen e kryesisë në sallën tjetër
Pavarësisht hedhjes së gazit lotsjellës në mbledhjn e kryesisë së Kuvendit, nga ana e opozitës, kjo mbledhje do të vazhdojë edhe më tej.
Lajme
Kështu është vendosur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Derisa mbledhja e parë ku u hodh gazi lotsjellës ishte në sallën 301, ku edhe u ndërpre, ajo do të vazhdojë në sallën 303.
Ekipi i lajmi.net në vendin e ngjarjes njofton se kjo mbledhje e kryesisë do të vazhdojë pa prezencën e deputetëve opozitarë.
Ata tashmë janë arrestuar nga policia kurse pritet që seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit të republikës, të caktohet për ditën e premte./lajmi.net