Big Basta puth barkun e Vesa Lumës (Foto)
Çifti Big Basta dhe Vesa Luma së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
ShowBiz
Vesa momentalisht është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit i cili është djalë, shkruan lajmi.net.
Gerald Xhari i njohur si Big Basta së fundmi ka postuar një fotografi emocionuese në llogarinë e tij në Instagram, ki shihet barku i Vesës në të cilin shkruhet ‘Të duam baba’ dhe Geraldi duke e puthur atë.
Big Basta padyshim që është emocionuar nga kjo surprizë ku në postimin e fotografisë ka shkruar:
“Vjen ne shtepi dhe gjen kete surprize! Karikohet zemra 100% me dashuri dhe shikon boten me te bukur dhe pa asnje stres. Nuk ka pengesa por lumturi! E dua familjen time! @vesaluma #ourprideandjoy“, /Lajmi.net.