Kjo fotografi e Mark Zuckerberg tregon shumë për të ardhmen tonë (FOTO)

Fotografia lart duket sikurse një koncept arti për një film sci-fi.

Auto & Tek

22/02/2016 11:52

Por, nuk është një film sci-fi, kjo fotografi është bërë në ‘Mobile World Congress’, Barcelonë, dhe njeriu që po ecë është bosi i Facebook, Mark Zuckerberg, transmeton lajmi.net.

Këtë fotografi e ka shpërndarë në llogarinë e tij të Facebook vet Mark Zuckerberg, duke shkaktuar që shumë njerëz të manipulojnë me këtë fotografi dhe ta kombinojnë atë me filma të ndryshëm, dinozaurë etj.

Sidoqoftë, kjo fotografi ka ngjallur pak edhe frikë tek një pjesë e njerëzve, pasi që mendojnë se kjo fotografi e parasheh të ardhmen, ku njerëzit do të jenë në një realitet virtual, dhe liderët do ecin përgjatë tyre. /lajmi.net