Tiranë: Dy të rinj në protestë, përqafohen fort për të mos i arrestuar policia (Foto)
Qytetarët e Tiranës protestuan sot te parku i liqenit kundër ndërtimit të një këndi të lodrave për fëmijë.
Lajme
Gjatë protestës u arrestuan dhjetëra persona, ndërkaq një polic u pezullua pasi i ra shpullë një gruaje, transmeton lajmi.net
Interesante në gjithë këtë ngjarje, mund të jetë fotografia ku dy të rinj shihen duke u shtrënguar fortë njëri me tjetrin, në mënyrë që policia të mos i arrestojë.
Në foto shihen të rinjtë duke mbajtur njëri-tjetrin dhe policia duke u munduar t’i ndajë.
Pas lirimit nga arrestimi, në emër të aktivistëve, Zirkon Disha, tha se ata do t’i vijojnë protestat për të penguar zbatimin e projektit për parkun. /lajmi.net