Zbulohen identitetet e dy bosëve të drogës të arrestuar në Itali

Pas arrestimit të dy bosëve të drogës shqiptare në Padova të Italisë janë publikuar sot identitetet e tyre të plota.

Lajme

21/02/2016 13:35

Ata janë Ilir Gjini 32 vjeç dhe Sulejman Dashja 29 vjeç.

Dy shqiptarët janë cilësuar nga media italiane si bosë të kokainës. Ata kishin 10 vjet që operonin në klubet e natës në zonën e Padovës dhe Kandianës duke krijuar kështu klientelën e tyre dhe perandorinë e pasurimit.

Shpërndarja e drogës bëhej me mjetin e tip BMW në pronësi të shqiptarëve.

Shqiptari12