Përplasje shikimesh ndërmjet Thaçit e Ismailit (Video)
Përplasje shikimesh janë shkëmbyer sot ndërmjet zv.Kryeministrit Hashim Thaçi dhe deputetit të Vetëvendiosjes, Fisnik Ismaili.
Lajme
Ata janë takuar padashje në hyrje të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, derisa kryenin formalitetin e kontrollit.
Thaçi siç duket edhe në video të xhiruar nga ekipi i lajmi.net, ka tentuar t’i flasë deputetit Ismaili.
‘Fis…”, i është drejtuar Thaçi, deputetit Ismaili, duke ia hedhur edhe shikimin drejt tij.
Por deputeti Ismaili nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i interesuar t’i flasë zv.kryeministrit Thaçi.
Përndryshe, siç njofton ekipi i lajmi.net, në vednin e ngjarjes, i përbërë nga kameramani Bujar Tërstena e gazetari Përparim Bublaku, deputetët kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Seanca pritet të fillojë në orën 10:00. Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë bllokimin e mbarëvajtjes së saj./lajmi.net