Rashiti: Vetëvendosjen nuk e do Perëndimi
Analisti Naim Rashiti ka thënë për Klan Kosova se faktori ndërkombëtarë nuk lejon degradimin e situatës në Kosovë, ashtu siç sipas tij, po pretendon ta degradojnë partitë opozitare.
Lajme
“Zgjedhjet e 2010 është manipuluar me 45 % të kutive, nëse VLAN do të formohej atëherë Perëndimi do të ishte në përkrahje të tyre”.
“Opozita në veçanti VV nuk ka derë të hapur në perëndim dhe nuk e di si do t’ia krijojnë vetes derën e komunikimit, po flasin me një gjuhë sikur lëvizjet reformatore të viteve 60ta por konteksti është tjetër”.
“LDK ka qenë dukë pësuar pas vendimit për koalicion me PDK, kjo e ka kthyer LDK-në aty 22-25 %”
“PDK mbetet si PDK, po në një moment pa Hashim Thaçin nuk do të jetë e njëjtë”.
“Nuk e besoj që opozita po bën kalkulime elektorale, opozita po mundohet që përmes refuzimit ose rebelimit popullor ta cenojë Qeverinë dhe këtë koalicion”.