Pse duhet të vendosim rrathë kastraveci në sy?
Cilat janë përfitimet reale të dy rrathëve të kastravecit në sy, që i shohim gjithmonë nëpër filma?

Lifestyle
Shumica e produkteve të lëkurës janë të formuluara me kastravec, transmeton lajmi.net. Zbuloni pse.
-Rrathët e kastravecit në sy e rivitalizojnë lëkurën. Çdo kremë ose pastrues fytyre që përmban kastravec është mirë për të forcuar lëkurën.
-Kastraveci ka një efekt të butë të zbardhjes së lëkurës. Për këtë arsye ai përdoret për rrathët e zinj nën syve. Kjo mund të përdoret edhe për rinimin dhe shtimin e shkëlqimit në lëkurën e fytyrës.
-Acidi askorbik ndihmon në reduktimin e të ënjturës rreth syve
-Nëse përdor kastravec në vendet ku të djeg dielli, do të mundësojë një çlirim të menjëhershëm.
-Kastravecët janë natyralë, prandaj kur e përdor kastravecin në sy sigurohu që nuk ke asnjë produkt tjetër në fytyrë sepse kjo shkakton irritim.
Si përdoret në shtëpi
-Vendos dy rrathe kastraveci të sapoprerë në pjesën e syve për të reduktuar rrathët e zinj poshtë syve dhe ënjtjen.
-Merr pak pambuk dhe fute në lëngun e kastravecit, pastaj vendose në sy. Kjo ndihmon në parandalimin e plakjes së fytyrës.
-Kastraveci i grirë mund të shërojë njollat e zeza në fytyrë apo ato të shkaktuara nga puçrrat. Thjesht vendoseni atë direkt në fytyrë me duar të pastra./lajmi.net