Tërhiqen nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, për shkak të virusit Zika

Kenia mund të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ‘Rio 2016’, për shkak të virusit Zika.

Sport

09/02/2016 15:06

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kenias, Kipchoge Keino, ka paralajmëruar tërheqje nga Lojërat Olimpike që mbahen këtë verë në Rio të Brazilit, për shkak të virusit Zika.

“Nuk do të rrezikojmë duke i dërguar keniasit atje, nëse virusi Zika e arrin nivelin e një epidemie”, ka thënë Keino, përcjell Lajmi.net nga BBC Sport.

Autoritetet braziliane insistojnë se nuk do të ketë rrezik për atletët dhe spektatorët,  përveç grave shtatzëna.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli Zikan si një problem global.