Veçoria e re Instagram-it, kyçuni me dy adresa njëkohësisht

Instagram më në fund ka lansuar veçorinë e shumëkërkuar.

Auto & Tek

09/02/2016 09:16

Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive ka njoftuar sot se përdoruesit e Instagram do të fillojnë të shohin mbështetjen për llogari të shumëfishta që do të shfaqen në aplikacionin për iOS dhe Android këtë javë.

Instagram ka qenë duke e testuar këtë veçori për disa kohë; për herë të parë ishte paraqitur tek përdoruesit e Android në nëntor. Përdoruesit e iPhone filluan ta shohin këtë veçori javën e kaluar, pas përditësimit 7.15.

Në një deklaratë sot, Instagram konfirmoi se veçoria u bë pjesë e përditësimit të ri të aplikacionit për përdoruesit e iOS dhe Android. /Gazeta Express