Barcelona shet Turanin për 100 milionë euro
Mesfushori Arda Turan mund të largohet nga Barcelona, menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport
Arda Turan mund të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.
Tingëllon e pabesueshme por ky është lajmi i publikuar nga e përditshmja turke “Haberturk”, përcjell “Lajmi.net”.
Një klub nga Kina është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për transferimin e mesfushorit të gjigantit katalan.
Reprezentuesit turk i është bërë gati kontratë pesëvjeçare me vlerë prej po aq, 100 milionë eurosh.
Turan iu bashkua Barcelonës në verën e vitit të kaluar nga Atletico Madrid por nuk kishte të drejtë që të debutojë me skuadrën e re deri në janar.