BE nuk jep detaje për rivitalizimin e Urës së Ibrit (Video)
Kompanitë e interesuara për të punuar në projektin e rivitalizimit të Urës së Ibrit kanë pasur afat deri më 18 janar për të aplikuar për realizmin e këtij projekti.

Lajme
Por sa kompani kanë aplikuar deri në këtë datë nuk japin detaje në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Madje, nuk dëshirojë që të flasin as rreth kostos së projektit.
Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, kompania që do të merret me këtë çështje mund të jetë nga cilido vend i rajonit, ngase projekti do të realizohet me mjete të dedikuara nga Asistenca e Para Anëtarësimit.
“Procesi i selektimit të kompanive është një proces i cili po vazhdon dhe i cili merr dy deri në katër javë. Nuk mund ta bëjë të ditur vlerësimin e kostos së projektit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë përmes postës elektronike. /TribunaChannel
