Largohet nga Stoke City, transferohet në Serie A

Stoke City përgatitet për largimin e një futbollisti të rëndësishëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

05/02/2016 12:46

Marko Arnautovic është i gatshëm të largohet nga Stoke City, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Daily Telegraph” ka bërë të ditur se sulmuesi ka vendosur që të gjejë një skuadër të re, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi austriak ka kontratë në Stoke City deri më 2017.

Por, në verë ai mund të transferohet te Sampdoria, që ka shprehur interesim për blerjen e tij.

Klubi nga Serie A është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për transferimin e Arnautovic.