Di Maria: Ibrahimovic te ky klub i madh

Angel Di Maria ka këshilluar Paris Saint-Germainin në lidhje me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Sport

05/02/2016 12:04

Angel Di Maria ka këshilluar Paris Saint-Germainin që të mbajë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Ylli suedez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me kampionin e Ligue 1.

Dhe, Di Maria ka bërë thirrje që atij t’i ofrohet një marrëveshje e re në Parc des Princes.

“Vazhdimi i kontratës së Ibrahimovicit? Kjo nuk varet nga ne futbollistët”, deklaroi Di Maria për mediat franceze, përcjell “Lajmi.net”.

“Është një gjë mes tij dhe klubit, por personalisht nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sigurisht, nëse mbetet do të jetë gjëja më e mirë për të gjithë”, u shpreh ai.