Isco afër klubit të ri
Mesfushori i Real Madridit, Isco, do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Merkato
Arsenal vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco.
“Gunners” e kërkuan reprezentuesin spanjoll gjatë janarit, por “Los Blancos” me trajnerin e ri Zinedine Zidane e refuzuan shitjen e tij, përcjell “Lajmi.net”.
Por, mediat spanjolle raportojnë se Arsenali vazhdon të jetë në përpjekje të arritjes së marrëveshjes për blerjen e Iscos.
Menaxheri i ekipit londinez, Arsene Wenger është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.