Mustafi kërkon falje

Shkodran Mustafi ka kërkuar falje pas humbjes së thellë nga Barcelona.

Sport

04/02/2016 10:37

Shkodran Mustafi ka kërkuar falje për humbjen e Valencias nga Bracelona me rezultat 7:0.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në disfatën në duelin e parë të gjysmëfinales në Copa del Rey.

“Ne duam të kërkojmë falje për mbështetësit dhe njerëzit që punojnë për klubin. Por, ju nuk mund të kërkoni falje pa reagim”, ka deklaruar ai pas ndeshjes, përcjell “Lajmi.net”.

“Unë nuk mendoj që ka bërë gabime. Në momentet e mira dhe të këqija jemi së bashku si një ekip. Por unë besoj në këtë ekip, dhe kjo është arsyeja pse kam nënshkruar për këtë klub. Ne ishim i njëjti ekip vitin e kaluar, dhe ne jemi të njëjti këtë viti”, shtoi a.