Higuain, u kry

Gonzalo Higuain do të transferohet te një klub i madh evropian, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

04/02/2016 09:34

Bayern Munich është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Napolin për transferimin e sulmuesit Gonzalo Higuain.

Sipas mediave spanjolle, kampioni i Bundesligës do ta transferojë reprezentuesin argjentinas, përcjell “Lajmi.net”.

Higuain ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni duke e ngritur Napolin në krye të tabelës në Serie A.

Kurse, Bayern Munich me trajnerin e ri Carlo Ancelotti besojnë se ai është përforcimi ideal në Allianz Arena, sidomos pas spekulimeve se Robert Lewandowski mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.