Griezmann ia kthen përgjigjen Real Madridit

Antoine Griezmann iu ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes.

Merkato

01/02/2016 16:14

Ylli i Atletico Madridit ka deklaruar për “RTL” që dëshiron të luajë në “Vincente Calderon” edhe në vitin tjetër.

“Zidane më do te Reali? Unë jam mirë në Atletico Madrid dhe e shoh këtu edhe vitin ardhshëm”, deklaroi Griezmann, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë mësoj çdo ditë nga Diego Simeone. Mendoj që tashmë jam bërë i rëndësishëm për ekipin dhe dua të mbetem këtu”, shtoi ai.