Thaçi rrugës për në Kosovë, pas vizitës në SHBA – tani koha për t’u zgjedhur president

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, po kthehet nga vizita në SHBA për në Kosovë, ku ditët në vazhdim e pret një sfidë e madhe, ajo e zgjedhjes president i vendit.

Lajme

01/02/2016 10:24

Atje ai ka pasur një agjendë mjaft të ngjeshur, që nga hapja e konsulatës së Kosovës në Iowa e deri në takimet me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

“Rrugës për në Kosovë, pas hapjes së Konsullatës së Kosovës në Des Moines, në shtetin e Iowa-s në SHBA, dhe pas vikendit me takime miqësore, ndër të cilët më i veçanti ishte ai me Sekretarin Kerry”, ka shkruar ai në Facebook.

Thaçi pritet të votohet për president para datës 17 shkurt, kohë kur partitë opozitare kanë paraparë mbajtjen e protestës së radhës, në të cilën do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK. /lajmi.net

thaci