Nafta dukshëm më e lirë në Maqedoninë e Veriut se në Kosovë, diferenca arrin 29 centë për litër
Çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është dukshëm më i ulët krahasuar me Kosovën, ku një litër naftë kushton 1.54 euro, ndërsa në Kosovë arrin në 1.83 euro. Diferenca mes dy vendeve është 29 centë për litër, çka nënkupton se qytetarët në Kosovë paguajnë më shumë për të njëjtën sasi të karburantit. Për një…
Lajme
Çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është dukshëm më i ulët krahasuar me Kosovën, ku një litër naftë kushton 1.54 euro, ndërsa në Kosovë arrin në 1.83 euro.
Diferenca mes dy vendeve është 29 centë për litër, çka nënkupton se qytetarët në Kosovë paguajnë më shumë për të njëjtën sasi të karburantit.
Për një rezervuar prej 50 litrash, kjo diferencë arrin në 14.50 euro.
Kështu, një shofer që mbush rezervuarin me 50 litra naftë në Kosovë paguan 91.50 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të paguante 77 euro.
Diferenca e çmimeve po vë në pah dallimet në koston e karburanteve mes dy vendeve.
Çmimi i lartë i çmimeve të naftës dhe derivateve të tjera në Kosovë po ndikon edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera e që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Shuma e madhe që po iu duhet atyre të paguajnë për naftë, po iu merr një pjesë të konsiderueshme të pagës.
Këto çmime të larta po mbesin në Kosovë që nga nisja e luftës mes SHBA-ve dhe Iranit, ndërkaq ditëve të fundit në Berz ka rënë çmimi i naftës por në Kosovë po reflektohet shumë pak. Në Kosovë gjatë javës së kaluar çmimi i naftës ishte deri në 1.97 euro për litër, ndërkaq rënia në 1.83 euro për litër këtë javë po shihet si lehtësim i vogël për qytetarët.
Pritet që çmimi i naftës gjatë ditëve në vijim të ketë edhe një rënie të lehtë. /Lajmi.net/