Enrique: Ja çka e pret Valencian

Luis Enrique ka folur për kundërshtarin e Barcelonës në Kupën e Mbretit, Valencian.

Sport

29/01/2016 17:12

Trajneri i katalunasve e vlerëson Valencian si një skuadër shumë të fortë, ani pse ajo s’po kalon nëpër një periudhë të mirë që prej ardhjes së trajnerit Gary Neville.

“Në short nuk kishte asnjë ekip të dobët apo të lehtë. Është një kundërshtar interesant dhe i fortë. Do të jetë një sfidë e komplikuar”, deklaroi Enrique, përcjellë “Lajmi.net”.

Barca kualifikimin në gjysmëfinale e siguroi pasi e mposhti në dy ndeshjet Athletic Bilbaon në çerekfinale.