“Gazzetta dello Sport” befason Milot Rashicën

Milot Rashica është futur në mesin e 50 talentëve më premtues në Evropë.

Sport

26/01/2016 15:20

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”, e ka bërë një përzgjedhje prej 50 futbollistëve më të mirë në botë, nën moshën 20-vjeç.

Në listën ku emri më i madh është Paul Pogba, është gjendur edhe kosovari Milot Rashica, përcjellë “Lajmi.net”.

Rashica nuk ishte kosovari i vetëm në këtë përzgjedhje, pasi që aty ishte edhe Valon Berisha, i cili ka nënshtetësi norvegjeze.

Milot Rashica