Ia kujton Edi Ramës si e rrahën gati për vdekje dhe ka një thirrje për të (Foto)
Më 22 janar 1997, në mesnatë, persona të panjohur kishin dogitur me hekura në kokë piktorin e njohur Edi Rama.

Lajme
Rama, i cili sapo ishte kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë ishte duke shkruar një intervistë mjaft të ashpër ndaj politikës së Berishës.
Pas kësaj ngjarjeje, ishte shoqëruar në spital dhe gjendja ishte shuëme rëndë, siq edhe mund ta shihni në fotografi.
Por, 19 vite më vonë, Nikoll Lesi ka publikuar numrin e ëtahershëm të gazetës, duke ia kujtuar Edi Ramës, tashmë kryeminsitër i Shqipërisë, se mediat duhet lënë të lira.
Ai thotë se si thirrje Kryeministrit Edi Rama, i cili asokohe ishte një intelektual karizmatik e kurajoz, e ka që ta lërë të lirë median e sotme të jetojë në kushte konkurrence të barabartë e jo ku disa i mban me hatër, disave iu jep leje ndërtimi biznesi, të cilët shkatërrojnë median e pavarur apo ndonjërin e mbron publikisht sepse i duhet politikisht në luftë kundër opozitës apo aleatëve.
“Zoti Rama! Kujto atë natë të dhimbshme të 19 viteve më parë, kur i sapo kthyer nga Parisi, po bëje një shkrim në “Koha Jonë” dhe të goditën për mendimin, për lirinë tënde me të cilën i shkruaje idetë tuaja për një demokraci e vend të lirë dhe tani që keni gjithçka në dorë mundohu të zbatosh ato çka kishe shkruar edhe në atë janar 1997. Ndjesë nëse botimi i sotëm të solli lëndimin për një kohë kur të dhunuan në emër të asaj çka besoje se duhej të ishte Shqipëria”, ka shkruar ai.
Lesi thotë se sot fati, puna dhe Zoti, ia sollën Ramës të realizonte atë çka kërkoi publikisht prej ish-Presidentit të atëhershëm Sali Berisha.
“Në të kundërt e meriton një “rrahje” të dytë, por kësaj radhe prej Ben Blushit, Martin Lekës dhe mua që ishim tek koka e krevatit tënd , i gjakosur, atë natë të 22 janarit 1997”, ka shkruar ai.
Ndryshe, në shkrimin e tij të gjatë, lesi tregon se me Ben Blushin e Martin Lekën sapo kishin mbaruar gazetën “Koha Jonë” dhe e kishin nisur për shtypshkronjë, kur morëm vesh se kishin goditur Edi Ramën dhe Vladimir Myrtezain./ Lajmi.net