Real Madrid afër transferit të parë (VIDEO)
Real Madrid janë afër transferimit të mesfushorit Rodrigo Bentancur.

Sport
Mesfushori i Boca Juniors, Rodrigo Bentancur, pritet të jetë transferimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar të janarit.
‘Los Blancos’ do t’ia paguajnë skuadrës argjentinase 15 milionë euro për 18 vjeçarin, përcjell Lajmi.net nga Goal.
Bentancur nuk do t’i bashkohet menjëherë Real Madridit, mirëpo do të qëndrojë si i huazuar te Boca deri në fund të sezonit.
