Fëmijët e Jolie, pjesë e filmit Kung Fu Panda 3
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ku Angelina Jolie të mos i përfshinte fëmijët e saj në botën e filmit.

ShowBiz
Ata janë rritur me një frymë të tillë, ndërsa mësohet se katër prej gjashtë fëmijëve të çiftit të famshëm Jolie-Pitt, do jenë pjesë e filmit Kung Fu Panda 3.
Pax 12 vjeç, Zahara 10 vjeç, Shiloh 9 vjeç dhe Konx 7 vjeç, do dublojnë zërin e disa pandave në filmin e famshëm të animuar.
Jolie e cila ka dubluar zërin e tigreshës në Kung Fu Panda që prej 2008, u shpreh se ajo nuk donte që fëmijët e saj ta humbnin mundësinë për të qënë pjesë e këtij filmi.
“Ata nuk duan të bëhen aktorë, por une nuk doja që ata ta humbisnin këtë mundësi. Ata erdhën dhe u kënaqën shumë”, u shpreh aktorja 40- vjeçare në “Entertainment Tonight”./albeu