Lindin shëndoshë e mirë binjakët e ngjitur, me dy koka, katër duar dhe dy këmbë (Foto)
Prindërit e binjakëve të ngjitur bashkuar të cilët kanë dy koka dhe katër duar por vetëm dy këmbë, kanë deklaruar se kanë “besim në Zotin” se do ti shpëtojë foshnjat e mrekullueshme, shkruan DailyStar.
Fun
Binjakët janë të ngjitur në stomak dhe ndajnë shumicën e organeve të tyre vitale. Por edhe pse mjekët thonë se janë jashtë rrezikut për jetë, prindërit e tyre nuk besojnë se do të mbijetojnë gjatë, transmeton lajmi.net.
25-vjeçarja Guddo Devi i kishte sjellë në jetë në një spital në shtetin indian Uttar Pradesh.
Devi dhe bashkëshorti i saj Dalvir Singh ishin shumë të varfër, dhe për shkak të mungesës së të hollave nuk kanë mundur të kryejnë kontrolle të ultrazërit gjatë shtatzënisë.
“Ajo kurrë nuk është ankuar për ndonjë problem gjatë gjithë shtatzënisë së saj. Ne ishim të gëzuar për ardhjen e fëmijës tonë të parë në këtë botë, por kur i pashë foshnjat nuk mund t’iu besoja syve. Nuk është se nuk kisha dëgjuar për lindje të tilla, por kurrë nuk e kam imagjinuar se mund të kem binjakë të ngjitur”, ka deklaruar Dalvir. (lajmi.net)