Radar ushtarak në Kopaonik (Video)
Serbia ka rinovuar radarët e saj ushtarak në Kopaonik, e me këtë ka lëvizur edhe vijën e kufirit që ndan Kosovën me shtetin fqinj.

Lajme
Kështu të paktën thotë eksperti i sigurisë Avni Islami dhe gjeografi Florim Isufi, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga puna e tyre kërkimore.
Profesori Florim Isufi në bashkëpunim edhe me profesorin dhe deputetin Shpejtim Bulliqi thonë se sipas pamjeve satelitore aty vërehet objekti gjeografik.
Pika e Kopaonikut ka edhe një histori të saj ushtarake që e shpjegon eksperti i sigurisë, Avni Islami.
Islami thotë se nga ajo pikë e radarëve ushtarakë që ka një rreze veprimi 400km, përveç që kontrollon Kosovën, ajo arrin të kontrolloj edhe komplet Mesdheun.
Ri-ndërtimi i pikës së Kopaonikut, ka shfaqur edhe një problem tjetër, e që sipas hulumtimit nga Isufi dhe Bulliqi, kufiri në gjeoportalin e Serbisë ka lëvizur për 260 deri 280 hektarë brenda territorit të Kosovës./Gazeta Tribuna/
