Kroacia dhe Mali i Zi shtetet më i zhvilluar në rajon (Foto)
Kroacia dhe Mali i Zi janë shtetet që ka zhvillimin më të madh njerëzor në rajon, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.
Lajme
Kroacia dhe Mali i Zi është radhitur në vendin e 47-të përkatësisht 49-të në listën e shteteve të botës sa i përket zhvillimit njerëzor. Kjo listë është përgatitur sipas vlerësimeve të Indeksit të Zhvillimit Human (HDI), një platformë e cila lëshohet nga Kombet e Bashkuara në një raport vjetor, raporton lajmi.net
Në grupin e shteteve që kanë zhvillim shumë të lartë në fushën e zhvillimit human nga shtetet e rajonit renditet vetëm Kroacia dhe Mali i Zi, të cilët e kanë gjetur veten në vendin e 47 e 49.
Nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Sllovenia renditet në vendin e 25-të.
Më pastaj në grupin e dytë me zhvillim të lartë renditen pothuajse të gjitha shtetet tjera të Ballkanit.
Shqipëria, e ndan vendin bashkë me Bosnjën e Hercegovinën, të cilat radhiten në vendin e 85-të, gjë që i bën pjesë e grupit të dytë të raportit, me zhvillim të lartë të njerëzimit, raporton lajmi.net
Serbia vjen në pozitën e 66-të derisa Maqedonia renditet në vendin e 81-të.
Ndërkaq, Republika e Kosovës nuk është pjesë e këtij raporti, të paktën nga të dhënat që janë futur nga ueb-faqja zyrtare e platformës HDI e cila e ka përgatitur raportin./lajmi.net