Kjo është përqindja e popullsisë shqiptare që është e varur nga alkooli

Sipas OBSH-së 6 për qind e popullsisë në botë ka varësi nga alkooli. Në Shqipëri, thuajse 10 për qind e popullatës ka probleme deri psikike, si pasojë e pirjes së alkoolit. Shpesh alkooli nis me një gotë, në një moshë fare të vogël.

Lajme

13/12/2015 20:25

Konsumimi i tepërt i alkoolit, në disa raste arrin deri afër fatalitetit. Ekspertët e konsiderojnë sëmundje, varësinë nga alkooli, ndaj edhe kërkojnë të merren masa parandaluese.

Trajtimi i atyre që duan të largohen nga ky ves, realizohet me medikamente, por një pjesë të rëndësishme zë edhe psikoterapia dhe terapitë në grup, të cilat për fat të keq mungojnë në vendin tonë. /Shekulli