Hitleri nuk vdiq, ai jetoi deri në moshën 95-vjeçare në Brazil (Foto)
Duket se çdo gjë që keni ditur deri më tani për Hitlerin ka qenë gënjeshtër.
Fun
Të paktën kështu pretendon një libër. Libri quhet “Hitleri në Brazil – Jeta dhe vdekja e tij”.
Autorja Simoni Renee Guerreiro Dias shkruan se Hitleri vdiq në moshën 95-vjeçare, pas një jete të gjatë dhe të lumtur, transmeton lajmi.net.
Dëshmitë e saj mbështeten në disa foto, për të cilat thotë se shihet Hitleri me të dashurën e tij braziliane.
Sipas Dias, ai u arratis për në Argjentinë dhe nga aty doli më pas në Brazil, për t’u zhdukur përgjithmonë nga sytë e publikut.
Aty raportohet se ai njohu Cutinga-në, një femër të re vendase. Kishte një njeri me emrin Adolf Leipzig i cili jetonte në qytetin e Nossa Senhora do Livramento.
Dias beson se ky emër ishte një mashtrim i Hitlerit, i përdorur që të mos zbulohej nga të tjerët. Për t’u siguruar, Dias ka marrë leje për të ekzaminuar trupin e Leipzig për testime të ADN-së.
Pasi të dalin rezultatet e saj, bota do të mësojë nëse kjo ishte vetëm një teori apo një fakt i vërtetë. Dias pretendon se kjo veshje ishte veshur nga Hitleri, gjatë arratisjes së tij. (lajmi.net)