Çfarë po ndodh në Santiago Bernabeu?

Gjatë mbrëmjes, por edhe ditës së sotme një numër i madh i policëve është duke u përkujdesur për sigurinë në stadiumin Santiago Bernabeu.

Sport

21/11/2015 09:28

Real Madrid dhe Barcelona zhvillojnë sot El Clasicon e parë të sezonit në Santiago Bernabeu.

Dhe, përveç garës në fushën e lojës, vëmendja do të jetë edhe jashtë saj pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Paris.

Sipas të përditshmes sportive “AS”, 2517 policë do të përkujdesen për sigurinë, përcjell “Lajmi.net”.

Ballafaqimi do të fillojë në ora 18:15.

Dyert e stadiumit do të hapen dy orë para fillimit të takimit.