Pepsi zbuloi telefonin e saj të parë Android
Pepsi dietike, Pepsi Max, Pepsi Phone P1 – asnjëra nga këto nuk është e ngjashme me tjetrën. Spekulimet ishin krejtësisht të vërteta, logoja e Pepsit tani gjendet edhe tek telefonat inteligjentë. Prodhuesi i pijeve alkoolike prezantoi sot telefonin e parë inteligjent me parametra mesatarë.
Auto & Tek
Pepsi Phone P1 përmban ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe kasa prej alumini. Ai fuqizohet nga procesori MT6592 me tetë bërthama, dhe ka softuerin dido OS, i cili bazohet tek sistemi operativ Android 5.1 Lollipop.
Telefoni ka kamerë parësore 13 megapikselë me hapje f/2.0 dhe kamerë për selfie 5 megapikselë. Ai ka një lexues të gjurmëve të gishtave në anën e pasme dhe bateri me kapacitet 3,000mAh.
Pepsi Phone P1 ofron dy vende për karta SIM me lidhjen LTE. Njëri vend mund të përdoret për kartës microSD. Telefoni kushton 110 dollarë.